Von der Leyen në Shkup: RMV ka mundësinë historike për të hapur negociatat

14 Korrik 2022 | 13:27

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, para votimit të propozimit francez nga deputetët maqedonas.

Von der Leyen u shpreh se me votimin e këtij propozimi, Bashkimi Evropian do të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme.

“Tani të gjithë duhet ta kthejmë shikimin përpara, duhet ta kapim mundësinë që kemi përpara. Të nisim negociatat e anëtarësimit dhe të punojmë së bashku në rrugën që ju çon në Bashkimin Evropian. Këtë mund ta bëjmë që javën e ardhshme, duke ndërmarrë hapin e parë me propozimin francez.

Ju të gjithë jeni të vetëdijshëm për këtë propozim. Ai mbron interesat tuaja dhe adreson shqetësimet e të gjitha palëve. Ne jemi të bindur se kjo është e një rëndësie historike. Vendimi është i juaji, ka të bëjë me rrugën tuaj europiane”, u shpreh Von der Leyen.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026