Vota e diasporës: Sa emigrantë janë regjistruar për të votuar, shtetet që kryesojnë

15 Janar 2025 | 15:54
Nga plot 70 vende të votës, pritet të mbërrijnë votat e diasporës për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Këtë tregon aplikacioni i KQZ-së deri më tani, sa i takon vendeve nga ku kanë ardhur aplikimet për t’u regjistruar si votues në procesin e 11 majit.
Lista kryesohet nga Italia, Greqia dhe Gjermania, tre vende që së bashku përbëjnë 67.6% të aplikantëve. E thënë ndryshe, 10,873 qytetarë shqiptarë janë regjistruar deri më tani për të votuar vetëm nga Italia, Greqia dhe Gjermania. Më pas lista vijon me aplikantë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Suedia, Belgjika apo Zvicra.
Por ajo që bie në sy është se nuk kanë munguar gjatë këtyre 4 ditëve të para edhe regjistrimet nga vende shumë të largëta të Paqësorit, Azisë, Afrikës apo Amerikës Latine.
Në total, deri në mesditën e sotme, 4 ditë pasi ka nisur procesi i regjistrimit, kanë aplikuar rreth 16 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë. Nga shpërndarja e këtyre aplikimeve, numrin më të lartë pas qarkut të Tiranës e kanë Fieri, Korça, Durrësi dhe Berati.
Ndërkohë, sa i takon grupmoshës që po tregon interes për të marrë pjesë në procesin e 11 majit, kryesojnë emigrantët e moshës nga 26 deri në 45 vjeç, ndërsa interesin më të ulët e kanë të rinjtë nën 24 vjeç.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026