Vota e diasporës|Emigranti: Pjesërisht e realizuar, duam përfaqësues në zgjedhje
Përfaqësuesi i nismës “Dua të Votoj”, Arbër Lleshi ka komentuar në Euronews Now me Erla Mëhillin dakordësinë e partive për votën e diasporës, të cilën e ka konceptuar si pjesërisht të realizuar.
Kjo sepse, sipas tij duhet që në diskursin politik të flitet më tepër për sigurinë e të dhënave personale të personave që do të votojnë nga jashtë apo edhe për të pasur mundësinë që diaspora të ketë përfaqësuesit e vetë në zgjedhjet e ardhshme..
“Çështja e dakordësisë fatkeqësisht është e tillë që zbaton pjesërisht pritshëmritë tona për kodin zgjedhor. Shpresojmë që kjo dakordësi të përkthehet në vota. Më vjen keq që në diskursin publik flitet për lidershipin e partisë, por harrojnë interesin e votuesve. Problemi është që gjysma e shqiptarëve janë jashtë dhe nuk janë të përfaqësuar.” -tha ai.
Lleshi solli në vëmendje parimin kushtetues të mundësisë që ka çdo shqiptar për të zgjedhur e për tu zgjedhur, duke bërë thirrje që edhe diaspora të ketë mundësinë që të ketë përfaqësuesit e vetë në poltikën shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:45 Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)
- 08:31 Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
- 08:17 Aksident në mesnatë në Korçë, Audi përmbyset në mes të rrugës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë