Vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-ja bën hapin e parë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile t’i vërë në dispozicion numrin e saktë të shtetasve shqiptarë, të cilët aktualisht jetojnë jashtë vendit.
Ky hap i KQZ-së vjen në kuadër të projektit për të bërë të mundur që shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kërkesa zyrtare, e cila mban datën 23 dhjetor është firmosur nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në letrën drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të cilën Euronews Albania e disponon, z. Celibashi kërkon t’i vihet në dispozicion numri i saktë i emigrantëve shqiptarë, të ndarë sipas qarqeve, dhe njëkohësisht adresën e vendbanimit të përhershëm që ata kanë regjistruar në vendet ku jetojnë.
Vota emigrantëve, ka qenë një ndër pikat në të cilën janë pajtuar palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e “5 qershorit”.
Por, pavarësisht këtij konsensusi të arritur ndërmjet palëve, tashmë në dorë i është lënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë të mundur implementimin e këtij projekti, aq shumë të kërkuar edhe nga vetë emigrantët.

Lexoni gjithashtu:
Si do votojnë emigrantët? Majko: Nuk do të ketë nevojë për adresën, regjistrohen në KQZ
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania