Vota preferenciale në Vlorë, kandidatët më të votuar nga PS, PD dhe LSI
Mandatet e qarkut të Vlorës (12 mandate), u ndanë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Socialistët morën gati 58% të votave duke siguruar 8 deputetë, kurse PD me 31% mori 4 mandate. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, LSI doli pa asnjë deputet pavarësisht se mori 6% të votave.
Në listën e kandidatëve të PS, emri që ka më shumë vota preferencialë është Edi Rama me mbi 11 mijë vota. Më pas vjen ministrja e Financave, Anila Denaj me mbi 6 300 vota, e ndjekur nga drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri me gati 6 mijë vota.
Kurse në listën e PD-së më i votuari është drejtuesi politik i qarkut, Bujar Leskaj me mbi 5 200 vota. Në vend të dytë qëndron Fation Veizaj, biznesmen në fushën e naftës. Më pas vjen e dytë në listë, ish-zëdhënsja e PD, Ina Zhupa me mbi 3 400 vota. Me një diferencë të vogël qëndron i katërti më i votuar, Gëzim Ademaj nga PDIU.
Sa i takon votave preferenciale të kandidatëve të LSI që në këtë rast nuk kanë asnjë vlerë pasi kjo forcë politike nuk siguroi asnjë mandat, më i votuarit del Dhimitraq Lapa. Drejtuesi politik i qarkut, ish-ministri i Brendshëm dhe zv.kryetar i LSI, Luan Rama është i katërti në bazë të votave preferenciale me më pak se 700 vota.
Qarku: VLORË numëruar 435 / 445
Partia Socialiste e Shqipërisë
1 Pranvera Resulaj 2905
2 Anduel Tahiraj 2541
3 Vullnet Sinaj 5737
4 Anila Denaj 6320
5 Niko Kuri 3977
6 Ilir Metaj 3672
7 Damian Gjiknuri 5993
8 Edi Rama 11385
9 Teuta Ramaj 1722
10 Ervis Moçka 1323
11 Leonard Beqiri 963
12 Laura Ferati 1731
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim
1 Bujar Leskaj 5236
2 Ina Zhupa 3447
3 Fation Veizaj 3545
4 Arbi Agalliu 1483
5 Gëzim Ademaj 3268
6 Nada Daullja 1172
7 Jolio Dine 2080
8 Julian Zoto 783
9 Nadire Meçorapaj 1606
10 Vangjel Anagnosti 1468
11 Atird Hoxha 505
12 Alta Haluci 920
Lëvizja Socialiste për Integrim
1 Luan Rama 679
2 Grisejda Myslimi 802
3 Dhimitraq Lapa 1120
4 Dikens Bushaj 895
5 Ferdinant Aligjoni 73
6 Liri Dëma 538
7 Gjergji Mano 217
8 Entela Shkurtaj 232
9 Anxhela Shenaj 132
10 Joana Ruçi 71
11 Everton Shehu 374
12 Ilir Hysi 271
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit