Votat preferenciale, kandidatët që morën më shumë vota në Kukës
Partia Demokratike, ashtu si në zgjedhjet 2017, ka arritur t’i fitojë sërish zgjedhjet në Qarkun Kukës. Këtë herë diferenca ishte më e thellë në favor të demokratëve pasi morën 62% të votave, ndërsa Partia Socialiste mbeti me 35%.
Ndarja e mandateve ishte dy për PD (Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj) dhe një për PS (Gerta Duraku). Sa i takon votave preferenciale, Flamur Hoxha i PD ka marrë 9 159 vota, ndërsa kandidati tjetër i PD që siguroi mandatin, Isuf Çelaj rezulton me 5 257 vota. Kandidatja e tretë në listën e PD që nuk ka marrë mandat, Shyrete Koka rezulton me 3 622 vota.
Nga ana tjetër, Greta Duraku nga PS që do të jetë deputete në Parlamentin e ri, ka marrë 5 368 vota preferenciale. I dyti në listë, Petrit Malaj ka 3 666 vota dhe i treti Halim Dauti me 2 059 vota.
Në qarkun e Kukësit vihet se shumica dërrmuese e votave kanë shkuar për koalicionin e PD dhe PS (98.11%), pasi koalicione dhe partitë e tjera që garuan në zgjedhje kanë marrë më pak se 2% të votave. Kjo vjen edhe nga fakti se LSI nuk bëri fushatë në këtë qark duke mbështetur kandidatët e PD.
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim:
- Flamur Hoxha 9159
- Isuf çelaj 5257
- Shyrete Koka 3622
Partia Socialiste e Shqipërisë:
- Gerta Duraku 5368
- Petrit Malaj 3666
- Halim Dauti 2059
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit