Votimi elektronik, ‘’Smartmatic’’ merr përsipër projektin pilot në Tiranë
Pilotimi i votimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë do të merret përsipër nga kompania “Smartmatic”, e cila gjithashtu është përzgjedhur si kompania që do të kryejë procesin e identifikimit elektronik në të gjithë vendin.
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është botuar buletini i posaçëm, ku kompania “Smartmatic” konsiderohet si oferta më e përshtatshme.
Afati i kontratës është dy muaj për projektin pilot dhe do të implementohet në 32 qendrat e votimit të njësisë numër 10 në kryeqytet.
Kostoja totale e numërimit elektronik dhe pilotimit të votimit elektronik shkon rreth 35 milionë euro.
Ndërkohë ditën e djeshme dy partitë, PD dhe PS kanë nisur fushatën zgjedhore.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një mandat të tretë, ndërsa Basha u shpreh se ndryshimi po vjen.
Ky i fundit u zotua se do të çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Lexoni gjithashtu:
PD kërkon rotacionin, Basha: Ndryshimi po vjen, do ta çoj Shqipërinë në BE
PS kërkon mandatin e tretë, Rama sulmon Bashën për mënyrën e nisjes së fushatës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania