Votimi për Kosovën në Asamblenë e KiE, Hasani: Hap vendimtar drejt stabilitetit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka përshëndetur votimin në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” Hasani shprehet se ky votim është një njohje e progresit dhe potencialit të Kosovës.
Ai tha gjithashtu se ky është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.
Ministri Igli Hasani në platformën X:
Një tjetër moment historik për Kosovën ✅👏
Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.
Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.
Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.
Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike