Votohen me konsensus mes PS dhe PD ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit: Jo seanca pas orës 22:00

21 Maj 2026 | 21:59

Me konsensus të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Kuvendi miratoi këtë të enjte ndryshimet në Rregulloren e tij. Pro ndryshimeve votuan 100 deputetë, ndërsa deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, votoi kundër.

Ndërkohë, socialistët e tërhoqën propozimin që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Në dakordësinë e arritur parashikohet se ligjet e integrimit të kalojnë në Kuvend me procedurë normale, përveç rasteve kur kërkohet nga qeveria me kërkesë të arsyetuar.

Socialistët kishin propozuar shmangien e plotë të raportimeve në seancë plenare të institucioneve pavarura. Palët kanë rënë dakord që këto institucione të përmenduara në kushtetutë do të vijojnë të raportojnë ne komisione parlamentare  të cilat hartojnë një projektrezolutë, e cila më pas i kalon Komisionit “Xhafaj”.

PS u tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare në pesë minuta dhe koha e diskutimeve do të vijojë 10 minuta. Ndryshimet parashikojnë kontrollin parlamentar përmes ndërhyrjes së Kryetarit të Kuvendit në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion.

Një tjetër ndryshim lidhet me kohëzgjatjen e seancave plenare. Me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse. Po ashtu u pranua dhe kërkesa tjetër e opozitës që masat disiplinore të pezullohen automatikisht, nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026