Votohet në Kuvend projekt-ligji për pagat dhe shpërblimet
Deputetët e maxhorancës dhe opozitës bashkuan votat për të miratuan projektligjin që rrit rrogat e tyre.
Në votimin për rritjen e pagave të deputetëve morën pjesë 98 deputetë, 95 prej të cilëve votuan pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
Edhe pse në votim nuk morën pjesë, në debatin para votimit, si kryeministri Rama edhe Sali Berisha u shprehën se do të votojnë kundër këtij ligji, por për arsye të ndryshme. Për kreun e qeverisë, rritja e rrogave për deputetët duhet të hyjë në fuqi vitin tjetër.
“E vërteta është që deputetit për misionin që ka, për punën që i kërkohet dhe për çfarë duhet të bëjnë për të gjithë ata që i zgjedhin, meritojnë pagën e propozuar. Kjo nuk diskutohet. Sa e bëjnë punën? Sa përmbushin misionin? Këto nuk lidhen me si vihet paga, ama unë në një gjë jam kundër. Prapë sot po ju them. Unë nuk e votoj këtë pikë. Le të bëhet çfarë të dojë, unë vetë nuk e votoj”, tha Rama.
Ndërkohë për Sali Berishën, ky ligj nuk mund të votohet, pasi në një kohë që rriten rrogat e deputetëve, ulen ato të profesionistëve në disa sektorë.
“Keni sjellë këtu një ligj që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse është një mashtrim i tmerrshëm. Ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1 përqind rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve. Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim”, tah Berisha.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar më të madh opozitar, Gazment Bardhi e deklaroi votën pro, pro duke e cilësuar atë si shumë të vonuar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të vendit.
“Nuk ka asnjë dyshim që vota e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për këtë projektligj është Pro. Pro me të dyja dyja duart, sepse jetesa është bërë shumë e vështirë nga rritja e çmimeve. Por për fat të keq, ky vendim sot është shumë i vonuar dhe i pastudiuar. Pse vonë? Sepse emigracioni ka goditur rëndë ekonominë. Ka goditur besoj dhe administratën”, tha Bardhi.
Seanca miratoi edhe projektigjin për pagat në institucionet kushtetuese me 95 vota pro, 3 kunder, asnjë abstenim.
Projektligji përmban rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij