Voton Belind Këlliçi: Sot ditë feste,14 maji do sjellë ndryshimin

14 Maj 2023 | 08:41

Kandidati i kolaicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi është shfaqur për të ushtruar të drejtën e votës në Shkollën “Dora d’Istria”.

Belind Këlliçi ka lënë mandatin e tij të deputetit për të garuar për bashkinë e Tiranës. Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” pas  votimit bëri një ftesë për të gjithë votuesit e Tiranës, duke thënë se kjo ëhstë dita e ndryshimit.

“Sapo kreva detyrën time si qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të kryejnë detyrën e tyre për të votuar. Ftoj të gjithë të rinjtë, sot është dita e madhe, sot është 14 maji që kemi pritur aq shumë që të gjithë. Kam një apel për të gjithë të rinjtë, për naçot e Tiranës, për vajzat apo djemtë e rinj,. për ata që duan të ikin me kamion, i them jo. Hajdeni të votoni, mos harroni askush nuk ju kontrollon dot votën.

Ftoj qytetarët të shkojnë në dhomat e votimit, të votojnë me ndërgjegje të pastër. Të votojnë për të ardhmen e tyre! dilni votoni masivisht, sot është një ditë feste! për të gjithë ata që më kanë thënë kur do vijë ndryshimi, sot është dita. 14 maji është dita e ndryshimit”,-tha Belind Këlliçi.

Nga 6 Qendra votimi në shkollën “Dora D’istria “ në kryeqytet, në dy prej tyre nuk ka nisur votimi, qv 1985. Në këte qendër është ngatërruar pajisja PEI me një qendër tjetër votimi.

Ndërsa ne qendrën tjetër qv 1980, nuk është paraqitur operatori i PEI.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026