Voton Roland Bejko: I vetmi demokrat në garë jam unë!
Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Tiranës, Roland Bejko votoi në qendrën e tij rreth orës 11:00.
Në prononcimin për mediat menjëherë pas përfundimit të detyrës së tij si qytetar, Bejko bëri thirrje për të votuar të vetmin demokrat në garë që është ai.
“Dita që qytetarët e Tiranës të shprehen. Qytetarët e Tiranës e shikojnë që krimi i organizuar ka kriminalizuar ekonominë dhe nëse ata janë bindur për ato që ne kemi thënë gjatë fushatës elektorale, sot është dita që ata ta refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar, oligarkia politike dhe oligarkia financiare. Oligarkët në Tiranë njihen me ejmër, që me Samirin, me Çetin e të tjerë, prandaj qytetarët e Tiranës duhet t’i japin frymëmarrje Tiranës me votën e tyre, duhet t’i japin frymëmarrje demokracisë me votën e tyre dhe duhet të mbështesin alternativën më të mirë.
Projekti jonë për Tiranën është një projekt i cili do t’ua kthejë qytetin qytetarëve dhe këshilli bashkiak do të jetë ai që do të vendosë për gjithçka. I vetmi demokrat dhe i vetmi i djathtë në garë është Roland Bejko dhe Partia Demokratike. Të tjerët kanë bërë divorcin me Partinë Demokratike dhe kanë shkuar në parti të tjera ku janë strehuar dhe kanë ndjekur të shkuarën,” – u shpreh Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës