“Votoni doktor Berishën”, La Civita: Rama nuk ka çfarë thotë për 12 vjet dështim
Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris La Civita, mbajti një fjalim të shkurtër gjatë hapjes së fushatës në dheshin Nënë Tereza këtë të premte.
Ai renditi arsyet pse sipas tij shqiptarët duhet t’i japin votën Sali Berishës, duke kritikuar qeverisjen e Edi Ramës.
La Civita tha se, për 12 vite, qeveria Rama ka krijuar shumë probleme dhe dështime në vend.
“Në 2024 në Shtetet e Bashkuara u përpoqën të burgosnin Donald Trump dhe dështuan, në 2025 këtu në Shqipëri socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre, do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për gjithë dështimet e 12 viteve të fundit. 12 vite krim, 12 vite drogë dhe për 12 vjet mbi një milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të gjitha problemet, votoni për doktor Berishën, jepni vendit tuaj një mundësi dhe një shpresë. Faleminderit, ju bekoftë Perëndia,” tha Chris La Civita.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Berisha do marrë humbjen më të thellë”, ironia e Ramës: Erdhi sherifi, erdhi Latifi
- Hapja e fushatës së opozitës, në ceremoni dhe tre fëmijët e Ilir Metës
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë