Vranë bashkëmoshatarin në Elbasan, dërgohet për gjykim dosja për 4 të miturit

14 Dhjetor 2023 | 12:03

Dërgohet për gjykim dosja për 4 te miturit te cilët në maj te vitit 2023 vranë me thike bashkëmoshatarin e tyre ne Gramsh.

Dosja është pranuar nga gjykata me te gjitha akuzat  qe ka kërkuar prokuroria. Pavarësisht pretendimeve te mbrojtjes qe jo te gjithë te miturit te gjykohen për “vrasja ne rrethana cilësuese ne bashkëpunim” kërkesa është refuzuar dhe gjykimi vijon me te njëjtën akuze për te 4.

Në seancën e sotme gjyqësore në ambientet e jashtme të gjykatës së Elbasanit janë parë dhe familjarë të të miturve. Sakaq për shkak të moshës minorene , media jo vetëm që nuk u lejua të ishte e pranishme në seancë, por trupi gjykues u tregua mjaft i rezervuar në dhënien e informacionit, sikundër e përmban dhe ligji.

Të arrestuarit për vrasjen e kryer në bashkëpunim Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi, kërkuan një ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, në korrik të këtij viti, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026