Vranësira dhe reshje deri të martën, parashikimi i motit për javën

10 Tetor 2022 | 08:12

Meterologia, Lajda Porja thotë se ditët e para të javës, deri të martën, do të karakterizohen me vranësira, kthjellime dhe në disa zona të vendit do të ketë rrebeshe shiu.

Në një intervistë për Euronews Albania, Porja u shpreh se nga e mërkura e deri të premten, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell.

“Sot, deri në orët e vona të mbrëmjes do të kemi kthjellime dhe vranësira. Mëngjesi i ditës së nesërme do të përfshihet nga reshjet. Deri në mesditën e së martës do të ketë herë pas here rrebeshe, kryesisht në zonat verilindore dhe veriperëndimore. Ky sistem pritet të qëndrojë shumë pak.

Duke filluar nga e mërkura, na pret sërish përmirësim i dukshëm i motit, ku do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara në zonat malore dhe pjesa tjetër do jetë kryesisht me vranësira dhe kthjellime. Deri ditën e premte do jemi sërish nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë shumë interval kohor me diell”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026