Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet motit për këtë javë
Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë, e cila theksoi se do të kemi ditë me mot të paqëndrueshëm.
Ajo theksoi se do të kemi reshje dhe rrebeshe shiu kryesisht të enjten dhe të premten, ndërsa moti pritet të normalizohet ditën e diel. Sakaq, pritet që temperaturat të jenë të ulëta dhe siç e theksoi dhe ajo, parametrat e erës do të jenë tëforta dge se mund të pengojnë trafikun detar.
“Kjo javë do të jetë e paqëndrueshme pavarësisht se kemi pasur temperatura të larta. Vranësirat do t’i kemi përgjatë gjithë javës, pavarësisht se sot, nesër dhe të enjten do të kemi reshje të pakta.
Të enjten pasdite do të kemi zhvillim të vranësirave, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës do të kemi shtërngata pothuajse në të gjithë territorin. Edhe të premten do të kemi rrebeshe, të cilat do të vijojnë edhe përgjatë ditës së shtunë.
Ndërsa e diela parashikohet që të përmirësojë dukshëm motin, duke e zhvendosur vranësirën në zonat malore. Do të jetë një javë e paqëndrueshme sepse lagështira është e lartë, vranësirat dhe reshjet janë prezente.
Nesër do të kemi rënie të temperaturave në tre gradë, ndërsa fundjava do të sjellë një freskim të motit dhe do të jetë e freskët dhe aspak e favorshme për të frekuentuar bregdetin. Temperaturat do të bien gradualisht duke nisur nga e mërkura deri të dielën.
Do të kemi prezencë të erës të enjten dhe të premten, që do të sjellë edhe probleme në trafikun detar. Presim një përmirësim të motit të dielën dhe javën që vjen.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë momente me pika shiu, e enjtja është ajo ditë që do të sjellë shira në formë shtërngatash me erë të fortë.
Shirat do të jenë të fokusuara kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës së së enjtes, parashikohet që të premten të ketë një rënie të intensitetit, por do të vijojnë deri të shtunën dhe të dielën.
Pra, do të jetë një javë tepër e freskët, një fundjavë dhe një javë e paqëndrueshme për të gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Porja.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit