Vrasja e 14-vjeçarit, policia: Kemi pamje nga vendngjarja, nuk ka autor të dytë
Policia ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani disa ditë më parë pranë shkollës Fan Noli është i implikuar një autor i ditë veç të miturit M.L tashmë i arrestuar.
“Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.
Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi”, thuhet në një njoftim të policisë.
Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë
- 03:04 Protestuesit tërhiqen nga marshimi në Rinas pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë
- 01:56 Protestuesit bllokojnë rrugën e Rinasit. Policia ndalon marshimin
- 00:05 Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
- 23:56 “Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin
- 22:32 Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
- 21:59 Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë