Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, kush është personi për të cilin dyshon policia
Policia e Shkodrës ka një emër të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në qytetin verior.
Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekores i cili u vra pak metra nga banesa e tij, dyshohet të jetë autori i mundshëm i vrasjes së 19-vjeçarit.
“Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky i fundit, së bashku me 2 persona të tjerë, mendohet të kenë kryer krimin pasi Xhenje ka dhënë informacion për lëvizjet e Ismet Çekores në zonë.
Blutë e Shkodrës janë në pritje dhe të ekspertizës mjekoligjore për të marrë rezultatet e analizave të ADN-së të marra nga motorri dhe arma të gjetura pak metra nga vendi i ngjarjes.
Erjon Xhenje u ekzekutua mbrëmjen e së dielës teksa ndodhej në brendësi të një lokali në lagjen “Kiras”.
Gjatë komunikimit të shkurtër me efektivë të policisë, i ati i viktimës tha se djali i tij nuk ka pasur konflikte, por se mund t’i ndodhte diçka prej kushërinjve të tij.
Ndërsa, Bajram Çekorja, është në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit.
Pak ditë para se të ekzekutohej, Ismet Çekorja dha një intervistë për “Euronews Albania”, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it