Durrës/ Vrasja e 50-vjeçarit, në pranga 3 fëmijët e përfshirë në krim, në hetim nëna

23 Shkurt 2024 | 18:12

Skënder Hita, drejtor i policisë së Durrësit tha në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje nga krimi i rëndë që ka ndodhur në Durrës, ku Pëllumb Meta 50-vjeç është gjetur i vrarë dhe i varrosur pranë shtëpisë së tij.

Policia bën me dije se të përfshirë në krim dyshohet se janë e gjithë familja. Konkretisht në pranga kanë rënë tre fëmijët, djali i madh Hysen Meta, motra e tij Hygerta Meta 19-vjeç si bashkëpunëtore për vrasjen e të atit.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe vëllai tjetër, Amarildo Meta që sipas policisë i ka ndihmuar ata në fshehjen e kufomës.

Ndërsa po hetohet në gjendje të lirë bashkëshortja e viktimës Blerta Meta.

“Kemi gjetur provat dhe kemi arrestuar pjesëtarët e familjes dhe kemi arrestuar Hysen Meta, shtetasen H.M, 19-vjeçe që kanë qenë bashkëpunëtor të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës Amarildo Meta, 22-vjeç që ka ndihmuar vëllanë dhe motrën për fshehjen e kufomës. Hetohet në gjendje të lirë dhe bashkëshortja e viktimës Blerta”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026