Vrasja e 58-vjeçarit në Greqi, shqiptari rrëfen dhunën brutale: Më zuri rrugën
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëfeu se kishte rrahur 58-vjeçariN i cili vdiq të hënën në Neos Kosmos në Greqi. Autori i tha policisë se ishte zënë me shoferin e makinës sepse i kishte zënë rrugën.
Hetimi policor kishte zbuluar se tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar ishin pas makinës së 58-vjeçarit me dy motoçikleta. Dëshmitë zbuluan se autori i kishte përplasur kokën 58-vjeçarit vazhdimisht në timon dhe si pasojë e plagëve humbi jetën.
Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre pasi policia shkoi në shtëpinë e tij për një kontroll shtëpie. Ai u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit. Tre të përfshirët në ngjarje kanë qenë më parë në paraburgim për vepra të ndryshme penale.
Një banor e përshkroi ngjarjen se një ndjekje. Banori theksoi se pa makinën që ;po ndiqej nga motoçikleta.
“Isha në zonë dhe pashë makinën duke kaluar si një ndjekje me motoçikleta pas saj. Ata as nuk ndaluan në semaforin STOP. Në fillim, në fakt, menduam se policia po ndiqte dikë,” tha dëshmitari.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng