Vrasja e 8-vjeçarit, Haxhiu: Reagimet ishin patetike. Bushati: Rama qurravitje dhe teatër
Analisti Baton Haxhiu e ka konsiderua patetike reagimet pas vrasjes së djalit 8-vjeccarnë Fier. Sipas tij reagimet duhet të ishin për një shoqëri më të ndërgjegjësuar dhe jo të lëshoheshin thirrje për kthimin e dënimit me vdekje.
“Reagimet ishin patetike në një masë. Shoqëria civile ishte mbi atë që i takon. Kthimi i dënimit me vdekje. Mjafton të lexosh konventën evropian dhe kaq mjafton për të mos guxuar që të flasësh fjalë të tilla. Nuk është frika ajo që njerëzit i shtyjnë të mos vrasin por është ndërgjegjja”, tha ai.
Sipas Haxhiut “shoqëria është e ndarë kudo në ë mirë dhe të keqe, por diferencën e bën funksionimi i shtetit” dhe shtoi se në Shqipëri “të fortët dhe të pandërgjegjshmit janë ndërgjegjja”.
“Duhet kohë që pa ndëshkueshmëria të shërohet. Nuk mendoj që patetizmi na duhet të shprehet në publik dhe nuk e shëron shoqërinë”, shtoi analisti.
Ndërsa Andi Bushati foli për shtirjen e politikanëve duke iu referuar rastit të kryeministrit, Edi Rama që njoftoi konferencë të jashtëzakonshme në Rinas në një kohë kur nuk kishte asnjë thelb apo qëndrim.
Bushati e konsideroi deklaratën e Ramës para nisjes së vizitës në Itali si “qurravitje dhe teatër” duke shtuar se “një shtet serioz bën ca gjëra të tjera” kur ndodhin ngjarje të tilla të rënda.
“Në vend të preokupohet për të ngritur lista patronazhisës duhet të ngrinte lista të pedofilëve dhe të sëmurëve mendorë që mund të jenë rrezik”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës