Vrasja e aktivistes turko-amerikane, Erdogan: Dënoj ndërhyrjen barbare të Izraelit
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar vrasjen e aktivistes turko-amerikan në Bregun Perëndimor dhe ka kritikuar atë që ai e ka cilësuar si inkursionin vdekjeprurës 10-ditor të Izraelit.
“Dënoj ndërhyrjen barbare të Izraelit kundër një demonstrate kundër okupimit në Bregun Perëndimor dhe lutem për mëshirën e Zotit për shtetasen tonë Aysenur Ezgi Eygi , e cila humbi jetën në sulm”, shkroi ai në X.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Turqisë denoncoi gjithashtu vrasjen: “Ne e dënojmë këtë vrasje të kryer nga qeveria Netanyahu. Izraeli po përpiqet të frikësojë ata që u vijnë në ndihmë palestinezëve dhe ata që janë të përfshirë në luftë paqësore kundër gjenocidit. Kjo politikë e dhunës nuk do të ketë sukses.”
Ministria shtoi se liderët izraelitë “në mënyrë të pashmangshme do të mbahen përgjegjës përpara gjykatave ndërkombëtare”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve