Kërcënoi policët gjerman me hanxhar, arrestohet 29-vjeçari me origjinë shqiptare
Një burrë 29-vjeçar, i armatosur me hanxhar dhe thikë, shkoi në një stacion policor në perëndim të Gjermanisë, ku i kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), thanë hetuesit gjermanë të premten.
I dyshuari, me shtetësi shqiptare, u kap nga policia dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit që ndodhi në stacionin policor në Linz, afër Bonit, në orët e hershme të mëngjesit të premten.
Ai është dërguar në mbajtje dhe ka pësuar lëndime të lehta gjatë arrestimit, tha policia. Prokurorët thanë se ai dyshohet për tentim vrasje dhe për motive ekstremiste islamike.
Policia ka gjetur një flamur të Shtetit Islamik të vizatuar me dorë në mur gjatë bastisjes së banesës së 29-vjeçarit, thanë prokurorët.
“Kemi më shumë se një tregues se i pandehuri u motivua nga islamizmi radikal”, tha Michael Ebling, ministër i Brendshëm i landit perëndimor Rhineland-Palatinate.
Incidenti në Linz ndodhi një ditë pasi një burrë u qëllua me armë për vdekje nga policia në Munih. Ai dyshohej për tentim për të kryer sulm terrorist.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve