Vrasja e dyfishtë në Balldren, identifikohen 2 automjete të përdorura nga autorët
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dyfishtë të Kreshnik dhe Gentjana Mujeci të regjistruar të dielën në Balldren të Lezhës. Mësohet se policia ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët gjatë vrasjes.
Viktimat humbën jetën pasi dy makina iu dolën në pritë. Mësohet se njëri mjet është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri. Hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, njëri prej mjeteve ka luajtur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi A7 ku udhëtonin viktimat, ndërsa makina tjetër është përdorur nga autorët për kryerjen e sulmit.
Dy persona të armatosur kanë dalë nga mjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj automjetit të viktimave, duke shkrepur mbi 30 plumba. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar, duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi viktimave.
Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla