Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, Prokuroria zbardh dyshimet e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme teksa dy persona kanë mbetur të vrarë në Vushtrri të Kosovës. Burime bëjnë me dije se pronari i një furre buke dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Motrovicës ka dhënë një njoftim zyrtar.
“Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë
Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.
Me respekt,
Prokuroria Themelore e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza