Detaje nga ngjarja në Kosovë, pronari i furrës qëlloi punëtoren dhe më pas veten
Vushtrria në Kosovë është tronditur përsëri brenda pak orëve pas vrasjes së 19-vjeçarit mbrëmjen e së dielës.
Nga një episod tjetër me të shtëna me armë pasditen e së hënës njoftohet se dy persona kanë humbur jetën, përkatësisht një burrë dhe një grua.
Nga burime thuhet se pronari i një furre buke dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
“Prokurori është në vendin e ngjarjes, ndërsa është konfirmuar se një burrë ka vrarë një grua e më pas edhe veten. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se autori është 58-vjeçari me iniciale A.M. i cili ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës, një 19-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit. Viktima u identifikua si Ardit Zymeri, ndërsa autori i dyshuar i krimit është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar nga autoritetet.
Gjatë hetimeve, grupi hetimor ka sekuestruar tre gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë e pajisur me pesë fishekë.
Pista kryesore e hetimeve mbetet xhelozia, pasi dyshohet se konflikti mes dy të rinjve nisi për një vajzë dhe përshkallëzoi deri në përdorimin e armës, duke çuar në tragjedi.
Hetimet për të dyja ngjarjet vijojnë nga autoritetet.

LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza