Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës liron nga burgu 2 autorët e dyshuar

18 Nëntor 2025 | 10:40

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasit Leonidha Guçe dhe Denis Meçe të përfshirë në vrasjen e Egli Progës në 10 gusht të vitit 2024.

Sipas burimeve brenda Gjykatës së Korçës, për këta shtetas ka përfunduar afati i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës në “arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve.

Aktualisht çështja ka ngrirë në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokal “Stropcka” ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.

Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë për ta.

Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa akuzohen për “vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026