Mbyllen hetimet për vrasjen e Egli Progës, akuzat për autorin dhe bashkëpunëtorët

9 Prill 2025 | 13:58

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 gusht në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga.

Sipas burimeve pranë organit të akuzës, Denis Meçe do të përballet me akuzën penale të “vrasjes me dashje”, ndërkohë që tre persona të tjerë, Leonidha Guce, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari, akuzohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “moskallëzim krimi”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se rreth orës 14:00 të ditës së sotme, prokuroria pritet të komunikojë zyrtarisht akuzat ndaj të pandehurve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë, ku ata ndodhen të paraburgosur.

Ndërkohë, hetimet nuk janë mbyllur plotësisht. Prokuroria ka veçuar një pjesë të çështjes për të vijuar hetimet në lidhje me dyshimet për shpërdorim detyre nga ana e disa punonjësve të policisë, për të cilët pritet të merren vendime në vijim.

Ngjarja tronditi opinionin publik në gusht të vitit të kaluar, ndërsa familjarët e viktimës kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026