Vrasja e gazetarëve në Gaza, OKB dhe KE kërkojnë hetim
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se nevojitet drejtësi për vrasjen e 20 personave, mes të cilëve 5 gazetarë, nga sulmi izraelit i së hënës ndaj një spitali në jug të Gazës.
Kryeministri Netanyahu ka njoftuar nisjen e një hetimi mbi sulmin ndaj spitalit “Nasser” dhe ka deklaruar se shteti hebre ndjen keqardhje për atë që e ka quajtur një “gabim tragjik”.
Por, duke folur përpara gazetarëve në Gjenevë ditën e martë, një zëdhënës i zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka theksuar se “këto hetime duhet të prodhojnë rezultate”.
“Gazetarët janë sytë dhe veshët e të gjithë botës dhe ata duhet të mbrohen, ndaj duhet të ketë drejtësi. Deri më sot nuk kemi parë askënd të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Thameen Al Kheetan në një konferencë për shtyp.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Komisioni Evropian, që ka përsëritur kërkesën që Izraeli të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të garantojë që sulme të tilla të mos përsëriten.
“Gazetarët dhe civilët duhet të mbrohen nga ligjet ndërkombëtare. I bëjmë thirrje Izraelit t’i respektojë ato dhe të garantojë që sulme të tilla të hetohen”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit, Anouar El Anouni.
Reporterët e vrarë ishin një kameraman i agjencisë “Reuters”, një gazetar i “Associated Press”, një i rrjetit informativ arab “Al Jazeera”, ndërsa dy të mbeturit punonin njëri si fotograf për “NBC” dhe tjetri për “Middle East Eye”.
Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 18:11 Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
- 18:07 GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
- 17:57 Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
- 17:54 Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 17:53 Berlini do të blejë 50,000 dronë sulmues për Kievin
- 17:51 Xabi Alonso dëshiron ta mbajë Enzo Fernandez te Chelsea