Vrasja e Hysni Ymerit, Gjykata e Shkodrës cakton masën “arrest me burg” për 4 të arrestuarit! Mister motivi

5 Janar 2026 | 12:16

Gjykata e Shkodrës këtë të hënë ka marrë vendimin dhe ka vendosur masën “arrest me burg’ nga 4 të arrestuarve lidhur me vrasjen e Hysni Ymerit. Gerti Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67-vjeçarit.

Në deklaratën e tij në polici, Bushati ka thënë se tre të arrestuarit e tjerë Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit.

Ata nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen ndërsa në gjykatë nuk kanë folur duke u përfaqësuar nga avokatët. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.

Pavarësisht kësaj policia ka sekuestruar telefona dhe ka përgjime si dhe një sërë provash të tjera që mund të implikojnë edhe këta tre persona. Bushati ka deklaruar se nuk ka patur dijeni se sasinë e eksplozivit do ta vendoste për të vrarë ndonjë person.

Ai është shprehur se i është thënë nga porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë.

“Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje,” tha ai.

Bushati ka deklaruar gjjthashtu se nuk e ka idenë cila është arsyeja e vendosjes së tritolit dhe se roli i tij ka qenë vetëm për ta vendosur duke mos patur më shumë informacion rreth kësaj çështje.

Sipas burimeve hetimore disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër por herën e parë nuk ka shpërthyer. Në këto kushte Gert Bushati e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë Ymerin.

Ndaj 4 të arrestuarve të dyshuar, rëndojnë akuzat “vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për “prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim” si dhe “prishje e qetësisë publike”.

Vëllai i viktimës vite më parë, në 1995 është dyshuar për një vrasje të shtetasit Shefqet Çekorja. Ndërkohë në 2017 një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këto dy pista por edhe çdo pistë tjetër të mundshme sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë

Policia Rrugore ka shtuar monitorimin në akset kryesore rrugore të Durrësit, duke përdorur dronë, pajisje inteligjente dhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me synim...
12:58 | 29/06/2026

Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë. Veliaj ka marrë leje të përkohshme për...
12:45 | 29/06/2026

Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 25 qershor 2026...
12:24 | 29/06/2026