Vrasja e Liridonës u porosit nga bashkëshorti, vëllai “i vë kryq” mbiemrit Murseli
Familjarët e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli, kanë reaguar duke njoftuar anulimin e pritjeve të njerëzve.
Ka qenë babai i të ndjerës ai i cili ka shkruar:
“Shokë dhe miqë për shkaqe familjare me keq ardhje e bejm anulimin e te pames i falenderoje gjithe pjesnarrje ne vorrim” , shkroi mbrëmë prindi i Naim Murselit në rrjetet sociale.
Sapo është anuluar “e pamja” prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi dhe se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.
Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanoni duke folur për median kosovare ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm.
“Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send” ka thënë Kanon Kokalla për Indeksonline”.
Ndërkohë shenja e krisjes së marrëdhënieve mes dy familjeve Murseli dhe Ademi është shfaqur edhe nga vëllai i Liridonës.
Vëllai i Liridonës, Liridon në një postim në facebook i vendosi kryq mbiemrit të Murselit.
Policia ka sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se u krye krimi si dhe 19 fishekë dhe një veturë që dyshohet se u përdor nga autorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë