Vrasja e Lulzim Vishës, RENEA sërish kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Kamëz

5 Shkurt 2025 | 14:05

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës në zonën e Zall Mnerit në Kamëz më 24 janar.

Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit.

Burime bëjnë me dije se nga kontrollet e kryera nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e Lamit apo diçka tjetër e dyshimtë që mund të lidhet si provë për vrasjen e Lulzim Vishës.

Lidhur me këtë rast, më parë janë ushtruar kontrolle edhe në 10 banesa të personave të afërm të Ervis Lamit, të cilat kanë qenë po ashtu pa rezultat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026