Vrasja e Martin Bardhit, pamjet e makinës së djegur nga e cila autorët kryen vrasjen

26 Shtator 2023 | 13:45

Euronews Albania ka siguruar pamjet e makinës  së autorëve të cilët vranë paraditen e kësaj të marte Martin Bardhin, 59 vjeç ndërsa plagosën dhe tre persona të tjerë.

Siç shihet në pamje, makina tip fuoristradë, është braktisur nga autorët   në fshatin Gëziq, Mirditë, të cilët i kanë vënë dhe flakën.

 

Martin Bardhi u qëllua në afërsi të komisariatit të qytetit të Rrëshenit me breshëri kallashnikovi. Zona në të cilën u krye atentati është një ndër më të populluarat në zonën, çka mund të kishte përfunduar dhe në tragjedi më të madhe.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bardhi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai është akuzuar për atentatin ndaj nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçi.

Në mars të këtij viti Martin Bardhi së bashku me djalin e tij kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit.

Në mars ai u arrestua në lidhje me këtë ngjarje por u lirua më pas në gusht.

Kujtojmë se Kastriot Reçit, pronar i një televizioni lokal në Lezhë, u vra me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Hasmëria mes këtyre dy fisve ka shkaktuar viktima për pothuajse dy dekada.

LEXONI GJKITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026