Vrasja e Marvi Mihalit, GJL refuzon rekursin e prokurorisë për ashpërism të veprës

6 Prill 2025 | 16:11

Gjykata e Lartë ka vendosur në dhomë këshillimi, mospranimin e rekursit të prokurorisë së apelit, që kërkonte ashpërsimin e veprës penale, nga vrasje me dashje, në vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, për të rinjtë që i morën jetën Marvi Mihalit më 31 korrik të 2017-ës në Tiranë pranë stadiumit Selman Stermasi.

Kështu është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit, që në qershor të vitit 2020 dënoi 4 të akuzuarit, për veprën penale të vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim.

Konkretisht me 19 vite u dënua, Dejvi Bitrajn, personi që qëlloi me thikë për vdekje të riun Mihali, si dhe nga 12 vite burg u dha për Eugen Bitrajn si dhe për Marsel e Kridens Allën.

Prindërit e Marvit, Pavllo dhe Fatmira kanë kërkuar vazhdimisht që autorët e vrasjes së djalit të tyre, të dënohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, për të cilën kodi penal parashikon një dënim më të lartë.

22-vjeçari, Marvi Mihali u vra në Korrik të 2017 në afërsi të stadiumit Selman Stërmasi në kryqytet.

Shkak, sipas hetimeve në atë koh%, u bë konflikti për një karikues telefoni, që fillimisht çoi në përplasje fizike mes të rinjve ku 4 të akuzuarit me në krye Dejvi Bitrajn e qëlluan atë me thikë të riun duke e lënë të vdekur në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026