Vrasja e Vuksanit në banesë, ish-zyrtari i policisë: As hasmi nuk të vret në shtëpi
Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, ka analizuar vrasjen e bërë këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua në ambientet e banesës së tij, shtetasi Petrit Vuksani.
Premçi tha se një ngjarje e tillë nuk mund të ketë të bëjë me histori gjakmarrjeje pasi në Shkodër e njohin mirë zakonin dhe nuk vrasin brenda ambienteve të shtëpisë.
Premçi tha se vrasja mund të ketë të bëjë me arsye që lidhen me aktivitetin personal të viktimës në Angli, vend nga i cili ai ishte kthyer në fillim të muajit prill.
“Viktima është emigrant në Angli është kthyer në fillim të muajit prill me sa më thonë ish-kolegët. Mënyra e ekzekutimit dhe motivet e ngjarjes kriminale sipas asaj që njoh unë traditën dhe zakonet në Shkodër, se kam punuar për 9-vite, nuk mund të jetë për gjakmarrje, pasi hasmi nuk vjen e të vret në shtëpi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më të vra hasmi në shtëpi, pasi normat zakonore rëndojnë shumë pozitën kur ti i shkon te shtëpia, edhe pse ai mund të ishte vetëm. Mund të ndodh të jetë me familjen në banesë dhe nuk e lejon zakoni. Zakoni dominon në zonën e Shkodrës. Motivet e ngjarjes do të dalin nga hetimet dhe besoj mund të jetë ndoshta ndonjë çështje hesapesh në emigracion pasi personi rezulton pa asnjë precedent penal në Shqipëri nga sa më informojnë. Edhe mënyra e ekzekutimit më bën të kuptojë se kemi të bëjmë me aktivitetin personal të personit dhe jo për gjakmarrje për momentin”, tha Premçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë