Vrasja e Xhuvanit, avokatët e Paplekajt: Prokuroria s’mori parasysh ekspertizën

7 Korrik 2023 | 14:07

Në Gjykatën e Elbasanit po jepen sot konkluzionet përfundimtare të avokatëve për ngjarjen e 21 prillit të 2021, në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Kjo ngjarje ndodhi në fushatë elektorale dhe u cilësua si ngjarje për motive politike.

Një javë më parë Prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit ‘Vrasje në rrethana cilësuese”.

Ndërsa për punonjësit e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, prokuroria kërkoi 1 vit burg.

Në konkluzionet e sotme, mbrojtja argumentoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit është kryer në kushte të vetëmbrojtjes, duke faktuar me dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, pamjet filmike dhe ekspertizat ligjore.

Sa më sipër mbrojtja kërkoi pafajësi për Arbër Paplekajn.

Sipas mbrojtjes prokuroria nuk ka marrë parasysh as eskpertizën mjeko ligjore të kërkuar nga vetë organi i akuzës ku mjekët shprehen se në momentin e ngjarjes Arbër Paplekaj ka qenë në gjendje të rënduar psikike,  çka ka sjellë vetëdije të dobësuar dhe e shkaktuar nga rrethanat e një sulmi të papritur, i cili ndodhi në pak sekonda dhe ku u desh një reagim i menjëhershëm i ndodhur nën breshërinë e plumbave për të mbrojtur jetën.

Edhe avokatët mbrojtës të punonjësve të policisë kanë kërkuar pafajësi për klientët e tyre. Sipas tyre prokuroria nuk ka vërtetuar dhe faktuar shpërdorimin e detyrës.

Madje avokatët kanë vënë në dyshim standardet e prokurorisë e cila sipas tyre nuk përfshin në gjykim një police të plagosur në vendin e ngjarjes. Ndërsa policët e tjerë që ishin aty së bashku gjykohen.

Në këtë seancë është paraqitur dhe një deklaratë e polices së plagosur në ngjarjen e 21 prillit të 2021.

Xhensila Sota kërkon që Arbër Paplekaj të mos gjykohet për plagosjen e saj. Kjo deklaratë i është shtuar dosjes si shprehje vullneti i Sotës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026