Vrasja në fshatin Plan të Hasit: Nis seanca për masën e sigurisë ndaj Ylber Jakut
Sot, në Gjykatën e Kukësit, ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj 2025, një ditë pasi Artjola Sallahu, motra e viktimës, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.
Vrasja ka ndodhur në fshatin Plan të Hasit, dhe sipas hetimeve paraprake, Ylber Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, ka udhëtuar në Shqipëri për të kryer krimin. Ai dyshohet se ka vrarë Reshit Sallahun më 6 maj, pas konflikteve që kishin shpërthyer mes dy familjeve.
Ndërkohë, më 8 maj 2025, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, motrën e viktimës, e cila akuzohet për dhunën ndaj prindërve të Ylber Jakut, duke shkaktuar tensione të mëdha mes dy familjeve.
Seanca e sotme do të shqyrtojë kërkesën për masën e sigurisë ndaj Ylber Jakut, i cili është ndaluar pas ngjarjes dhe akuzohet për veprën penale të “Vrasjes”. Prokuroria dhe gjykata janë në proces të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivave që çuan në këtë krim të rëndë.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale