Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, vritet me plumb në kokë një person

21 Maj 2023 | 18:39

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Kavajë, ku një person është vrarë me plumb në kokë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ‘Rilindja’, ku viktimë e ngjarjes ka mbetur Arjan Gosa, vëllai vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra në muajin mars si pasojë, e një konflikti me Sali Rexhën.

Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, ku një person ende i paidentifikuar ka shkuar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë Arjanin.

Më pas mësohet se autori është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia po shikon kamerat për të identifikuar autorin e krimit.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Ngjarja në Mars

Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026