‘Vrasje për së dyti’, Berisha pas njoftimit të Prokurorisë për vdekjen e 32-vjeçarit

20 Tetor 2022 | 16:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurtit, pas shoqërimit të tij në komisariat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Laer Kurti u vra për herë të dytë nga shteti, pasi në njoftim, bëhej e ditur se pas autopsisë së kryer, në stomakun e të riut u gjet një qese plastike me lëndë narkotike, që dyshohet se ai e kishte gëllitur.

Sipas Berishës, lënda narkotike në stomakun e Laer Kurtit, është si revolja në pellg e Klodian Rashës, të riut i cili u vra nga efektivi Nevaldo Hajdaraj në dhjetor të vitit 2020.

Kryedemokrati ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm , Bledi Çuçi dhe ndëshkimin e punonjësve të policisë në lidhje me rastin e 32-vjeçarit,

“Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata: 1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital.

2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh. 3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën, shkruan Berisha në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi këtë të hënë ditën e 51-të të saj. Ashtu si çdo mbrëmje, protestuesit u mblodhën fillimisht në...
20:45 | 20/07/2026

Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese

Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur pas miratimit të propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për shtyrjen e...
16:59 | 20/07/2026

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike...
15:34 | 20/07/2026