Vrau 14-vjeçarin, avokatët e autorit kërkojnë zbutje të masës: Ishte vetëmbrojtje…

5 Dhjetor 2024 | 13:01

Mbrojtja e Mario Përlleshit ka ankimuar masën e sigurisë arrest në burg caktuar ndaj tij rreth dy javë më parë me dyshimet se ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani e plagosur Luis Meçjan pranë shkollës “Fan Noli”.

Ai kërkon masë më të butë sigurie se sa arresti në burg. Në kërkesën e tyre, avokatët e Përlleshit pretendojnë se i mituri e ka kryer veprimin me thikë nga i cili dyshohet se edhe u vetëplagos, në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ndërkohë të shtunën e 30 nëntorit, 15-vjeçari është ripyetur për 8 orë, nga Prokuroria e Tiranës në prezencë të avokatit, psikologut dhe njërit prej prindërve. Pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, të hidhet shorti për caktimin e trupës që do të shqyrtojë kërkesën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026