Vrau babanë me sende të forta, arrestohet 37-vjeçari në Mallakastër

26 Gusht 2022 | 07:56

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në Mallakastër, ku mbeti i vrarë 73-vjeçari Qemal Muhametaj.

Policia lokale tha se pas disa orë kërkimesh të pandërprera u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Mariglen Muhametaj, 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babanë e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbëmjes e së enjtes ku 37-vjeçari i cili sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor, qëlloi të atin me hekur në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026