Vrau kunatën dhe veten, autori ish-ushtarak. “Misteri” i armës që u gjet larg trupit
Krimi në familje godet sërish. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në zonën e Shkozës, një 43-vjeçar vrau kunatën dhe më pas edhe veten. Krimi i dyfishtë u regjistrua rreth orës 4 e 30 të mëngjesit.
Roland Sinani qëlloi me pistoletë në dhomën e gjumit kunatën e tij Migena Sinani e cila ndodhej me vajzën e mitur në krevat, e më pas qëlloi edhe veten në oborrin e banesës 1 katëshe. Bashkëshoriti i viktmës, njeherazi edhe vëllai i autorit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, për shkak se punonte shofer taksie në turnin e 3-të.
Sipas informacioneve 43-vjeçari Sinani kurohej prej kohësh për depresion dhe probleme të shëndetit mendor ndërsa grupi hetimor e ka ende të paqartë motivi e ngjarjes së rëndë. Të njohurit e autorit kanë deklaruar në polici se Roland Sinani nuk ishte person problematik dhe kohët e fundit punonte në një gomisteri.
Më herët ai ka qënë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit i cili mësohet se vuan nga skleroza.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat