Vrau moshatarin e tij në Shkodër, avokati: 15-vjeçari mund të dënohet 12 vite

15 Tetor 2024 | 18:22

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë në Shkodër në lagjen ‘Skënderbeg’. Adoleshenti është qëlluar disa herë me thikë nga një person tjetër, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe janë larguar së bashku nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të miturin në mes të rrugës.

15-vjeçari është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka qenë edhe personi që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë pas disa oreve kërkime policia e Shkodrës thotë se ka shoqëruar ne komisariat një 15 vjeçar tjetër si autorin e dyshuar të vrasjes.

Në momentin e shoqërimit, policia thotë se i mituri kishte një plagë me thikë në pjesën e supit por pa rrezik për jetën. Uniformat blu kanë gjetur edhe thikën e përdorur për vrasjen e të miturit.

Avokati Gylsen Zhllima tha në emisionin “People” në Euroneës Albania se janë një sërë rrethanash që do të gjykohen për të vendosur masën e dënimit ndaj të miturit.

Sipas tij, akuza e parë është vrasja me dashje ndaj një të mituri, por nëse autori i ngjarjes merr një mbrojtje të mirë, atëherë vepra penal mund të rikualifikohet dhetë kalojë në vrasje nën tronditjen psiqike.

“Akuza e parë është vrasje në rrethana të tjera cilësuese, që është vrasja me dashje ndaj një të mitur. Duke pasur referencë që ka pasur një konflikt të mëparshëm që shkaktoi edhe vrasjen, në rast se pala tjetër, pra autori, merr një mbrojtje më të mirë, mund të shkojë në një kualifikim të veprës penale, nga vrasje me dashje në vrasje nën tronditjen psiqike. Çka do të thotë se viktima mund të ketë shkaktuar autorit dhunë ndaj tij dhe për vetëmbrojtje ose reagim mndaj agresivitetit të tij mund të ketë shtyrë në vrasjen e tij. Ai do të gjykohet sipas Kodit Penal për të Miturit, do ta kryejë riedukimin. Nëse shkojmë tek vrasja e rrethanave cilësuese është jo më pak se 20 vjet, por për të miturit i jepet mundësi të bëj më pak sesa ka parashikuar ligjvënësi. Nuk mund të bëjmë një llogari tamam, por ndoshta mundtë dënohet 10 deri në 12 vjet,” –tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026