Vrau prindërit e të dashurit, 41-vjeçarja shqiptare dënohet me 30 vite burg në Itali
41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit më Itali. Dënimi i saj ka ardhur pasi ajo vrau Teuta dhe Shpëtim Pashon, prindërit e të dashurit të saj të atëhershëm, Taulantit.
Dy viktimat u zhdukën në nëntor 2015, një ditë para se Taulanti, i ndaluar në Sollicciano për çështje të lidhura me drogën, të lirohej nga burgu. Ata u gjetën pesë vjet më vonë, të copëtuar dhe të futur në katër valixhe të braktisura në një fushë midis burgut Fi-Pi-Li dhe Sollicciano.
Kalesha mund të ketë pasur më shumë se një motiv për vrasjen e prindërve të të dashurit të saj. Njëri ishte financiar, pasi burri dhe gruaja ishin kujdestarë të një shume të madhe parash që mbanin gjithmonë me vete, para që me shumë gjasa vinin nga trafikimi i drogës i djalit të tyre, Taulantit.
Me ato para, Elona dyshohet se ia ktheu të dashurit të saj një kredi prej 20,000 eurosh që ai kishte marrë para se të shkonte në burg. Një motiv tjetër ishte më intim: të heshtte vjehrrin e saj, të cilët dyshohet se kishin zbuluar shtatzëninë e saj, të cilën ajo e kishte ndërprerë vullnetarisht në Careggi vetëm disa ditë para krimit.
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale