Vrau tre persona në Tiranë/ Gjykata e Lartë lë në burg përjetë ‘killerin’ italian

8 Mars 2024 | 10:19

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për “killerin” italian me pagesë, Salvatore Letizia.

Në dhomë këshillimi është lënë në fuqi vendimi i ish-gjykatës së apelit për krime të rënda në vitin 2019, për ngjarjen e njohur si ‘masakra’ në bulevardin “Zogu i I” .

Ngjarja ndodhi në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Si autorë u arrestuan italiani  Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi.

Edhe për këta të fundit Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 27 dhe 20 vite burg. Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, “Camorra”.

Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Pikërisht këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga killeri i “Camorras” në këtë ngjarje. Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026