Revoltohet aktivistja Sanxhaku: Gratë quhen imorale nga shoqëria jonë patriarkale
Sonte në orën 18:00 do të nisë marshimi i aktivisteve por edhe i të gjithë atyre që do duan të marshojnë për të drejtat e grave.
Si pikënisje është zgjedhur Qyteti Studenti dhe është zgjedhur pikërisht ky orar kur bie edhe errësira, duke qenë se edhe shumë rrugë në Tiranë janë të pandriçuara dhe grave iu duhet që të ecin të vetme në errësirë dhe të përballen edhe me rreziqe…
Aktivistja Deni Sanxhaku tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se protesta është për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave të dhunuara dhe abuzuara dhe një thirrje kundër patriarkalizmit, që i quan gratë imorale.
“Nuk mbrohet as identiteti i grave dhe vajzave të abuzuara dhe më pas bëhet ai gjykimi i dytë që ka konotacion seksual se gratë dhe vajzat janë k… të cilave shoqëria i bën gjyqin moral pastaj. Lidhet edhe me faktin që ka një lloj romanticiteti, quhen krime pasioni ndërkohë që këto janë dhunë në familje. Shoqëria shqiptare është një shoqëri patriarkale”, tha aktivistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve