Vrau veten në burg, publikohet letra që e reja shqiptare i shkoi Maria de Filipit

4 Janar 2023 | 18:17

Publikohet letra e vajzës 27-vjeçare, Donatela Hodo e cila vrau veten vetëm 4 muaj më parë në një burg në Verona.

Ajo i kishte dërguar një letër prezantueses së saj të preferuar Maria de Filippi para se të vetëvritej, me shpresën që letra do mbërrinte dhe ajo do e ndihmonte të rikuperohej nga varësia ndaj drogës, nga e cila vuante Donatela. Por, ajo kishte ngatërruar adresë dhe zarfi ishte kthyer pa u hapur asnjëherë.

Ka qenë babai i të ndjerës, Novruz Hodo, ai që ka bërë së fundmi publike letrën e saj, ku ndër të tjera shkruhet: “Maria, kam nevojë për ty. Të lutem më ndihmo, më jep një shans. Mund të bëj shumë gjëra dhe mbi të gjitha kam gjetur vullnetin për të jetuar sërish, për të kompensuar vitet e humbura dhe për të mos shkatërruar më veten me duart e mia”.

Letra është shkruar në 10 tetor 2020 dhe Donatela i dha fund jetës 1 vit e 11 muaj pas saj, pasi letra nuk arriti tek prezantuesja e saj e preferuar dhe vetë ajo nuk mori asnjëherë përgjigje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023