Vritet 40-vjeçari shqiptar në Venecia, plagoset i vëllai: Arrestohen 2 maqedonas
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Margheras pranë Venecias në Itali gjatë mesnatës, ku një 40-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë. Vëllai i tij, i cili ishte i pranishëm në momentin e sulmit, mbeti i plagosur dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit në Mestre, në një park të vogël mes rrugës “Paolucci” dhe “Rizzardi”.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore, 40-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda. Autoritetet italiane, që mbërritën në vendngjarje, arrestuan dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes – të dy me origjinë maqedonase.
Policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në vrasjen e shqiptarit. Deri tani, arsyet e konfliktit mbeten të paqarta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin