Vritet komandanti i lartë i Hamasit, sulmohet autokolonave e civilëve në Gaza
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan këtë të shtunë se kanë vrarë një anëtar të lartë të grupit terrorist Hamas, në një sulm ajror gjatë natës në Rripin e Gazës.
IDF thotë se ekzekutuan Murad Abu Murad, i cili ishte një nga organizatorët kryesor në drejtimin e terroristëve gjatë masakrës së fundjavës së kaluar.
Megjithatë vdekja e komandatit të rëndësishëm të Hamasit nuk është konfirmuar ende nga Hamasi.
Sulmet e ndërmarra nga forcat izraelite gjatë orëve të para të së shtunës, fokusuan dhjetëra vendstrehime që dyshohet se i përkisnin militantëve të Hamsait.
Gjithashtu raportohet se të paktën 12 persona kanë vdekur në një sulm ndaj një kolone civile që po largohej nga Gaza veriore përgjatë një prej rrugëve të evakuimit.
BBC ka publikuar pamje nga autokolona e civilëve e cila po drejtohej për në jug të Gazës.
“Vajtime dhe të ulëritura dëgjohen për viktimat në ajrin e mbushur me tym. Zërat e tyre herë pas here sfumohen nga boritë e makinave”, shkruan BBC.
Kujrojmë se në orën 16:00 me orën lokale në Izrael, përfundoi dhe afati i vendosur nga Izraeli për evakuime të sigurta brenda Gazas.
Më shumë se një milion palestinezë që jetojnë në Gazën veriore u është thënë të evakuohen teksa Izraeli përgatitet të nisë ofensivën e pritshme tokësore
Thirrja për një evakuim masiv është dënuar nga grupet humanitare dhe është përshkruar nga shefi i OKB-së António Guterres si jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve pas sulmeve hakmarrëse nga Izraeli kishte arritur në 2,215, me 8,700 të plagosur.
Ndërkohë, Izraeli tha se më shumë se 1,300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar në sulmin e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve.
Raportet e mëparshme se IDF kishte gjetur trupat e izraelitëve të marrë peng nga Hamasi janë hedhur poshtë si “të pasakta”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë