Vritet në atentat një person në Prishtinë, policia: Gjetëm një makinë të djegur
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “C” në kryeqytetin e Kosovës, ku është vrarë me armë zjarri një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Policia e Kosovës bën me dije se rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur i djegur automjeti i autorëve të krimit, me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Prishtinë 14.06.2023 – 20:00. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.
LEXO GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën